Lajme

Bajrami: Kemi kandidat të fortë për ta kthyer Prishtinën

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit kanë definuar se kush janë kandidatët potencial për zgjedhjet lokale.

Ajo nuk ka treguar se kush do të jetë kandidat i LDK-së për Prishtinën.

“Nuk e dijmë nëse do ta kthejmë Prishtinën, jemi në bisedime dhe kjo duhet aprovuar, por kemi kandidat të fortë”, ka thënë ajo.

Bajrami tha se “kemi kandidat që janë rival të fortë për Shpend Ahmetin, dhe kemi qytetarë që po e kërkojnë kthimin e qeverisjes së LDK-së në Prishtinë”.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*