Kosova

Bajrami: Infrastruktura, problem permanent i arsimit

Ministri i Arsimit tha se këtë vit është bërë për herë të parë rishikimi i teksteve shkollore dhe se kanë ndryshuar ato në një shkallë prej 40 %.

Gjatë raportimit të tij para Komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ministri Arsim Bajrami ka vënë në pah interesimin e deputetëve në çështjet e arsimit, duke thënë se kanë shtruar diku rreth 50 pyetje parlamentare, 48 prej të cilave tha se i është përgjigjur.

Ministri Bajrami ka raportuar sot lidhur me fillimin e vitit shkollor si dhe pajisjen e nxënësve me tekste shkollore.

Me këtë rast, ministri i Arsimit tha se këtë vit është bërë për herë të parë rishikimi i teksteve shkollore dhe kemi ndryshuar ato në një shkallë prej 40%.

Sipas ministrit, problem permanent mbetet infrastruktura. “Edhe pse ka investime të mëdha, prapë kërkesat janë të mëdha, e që janë në disproporcion me mjetet tona”, theksoi Arsim Bajrami.

Ministri shtoi se ka disa shkolla që kanë mbetur në gjysmë, por shfaqi shpresën se gjatë këtij viti shkollor ato do të rregullohen.

Komentoni