Kosova

Bahtiri: Do të fitojë bindshëm, Fehmi Ferati është njeri i PDK-së

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së edhe për një mandat, Agim Bahtiri, e ka akuzuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Feratin se është njeri i PDK-së, e më së pakti i VV-së.
“Mitrovica duhet ta ketë një zot shtëpie të fuqishëm dhe ai jam unë”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjini.

Sipas tij, ai zgjedhjet do t’i fitojë bindshëm dhe se koalicionin e vetëm do ta bëjë me qytetarët, transmeton lajmi.net.

“I përgëzoj kundërkandidatët për guximin që të kandidojnë, sepse Mitrovica është shumë qytet i vështirë dhe i zorshëm për t’u qeverisur”, ka thënë ai.

Sa i përket premtimit për 15000 vende të reja punë, Bahriti ka thënë: “Po, i kam premtuar 15000 vende pune edhe i kisha ba nëse punët kishin me qenë qysh unë kam dashtë”.

Komentoni