Lajme

Babai lë vajzën 20 vjeçe të mbytet në det, nuk i lejoi shpëtimtarët ta nxjerrin nga uji

Tmerr në plazh.

Në plazh të Dubait ka ndodhur diçka e tmerrshme.

Një burrë nga Azia e ka parë se si vajza e cila kishte 20 vjet po u ngulfate në ujë.

Për ta bërë edhe më të tmerrshme këtë ngjarje, ai i ka thënë “po” vdekjes së vajzës, duke mos i lejuar shpëtimtarët ta nxjerrin nga uji.

Fizikisht i ka ndaluar shpëtimtarët të hyjnë në ujë. Si arsyetim për këtë ndalim tijin ai ka thënë se vajza ka qenë jo e ndershme, pasi që meshkuj të huaj e kanë prekur në plazh, transmeton gazetametro.

Personi për momentin është i panjohur, por ai është arrestuar dhe për të tashmë janë përgatitur padi për të, sepse me ndikimin e tij ai automatikisht ka sjell vdekjen e vajzës.

“Ky person ka sjell gruan dhe fëmijët në plazh që të kalojnë momente të mira në piknik. Fëmijët kanë qenë në ujë në momentin kur 20 vjeçarja ka filluar të ngulfatet, ka bërtitur dhe ka kërkuar ndihmë”, ka thënë zëvendës drejtori i policisë në Dubai, Ahmed Bourguiba.

“Dy shpëtimtarë kanë qenë në plazh dhe kanë vrapuar që të shpëtojnë vajzën. Babi i saj është një burrë i gjatë dhe i fuqishëm, ai ka filluar të grindet me ata dy, i ka tërhequr zvarrë dhe i ka ndaluar ta ndihmojnë, mbi të gjitha ai është bërë shumë i dhunshëm me ata dy. Më ka thënë që më shumë dëshiron që ta ketë vajzën të vdekur, se ta prekin meshkuj të huaj, ka vazhduar të tregoj zëvendës drejtori. Ai gjithashtu ka thënë që ky ishte njëri ndër incidentet që kurrë nuk do ta harroj. “Më ka shokuar edhe mua edhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e këtij rasti”, e ka përmbyllur Bourguiba.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*