Ekonomi

AZTECH hap dyqanin model në Prizren (Foto)

AZTECH tani me lokacion të ri në qytetin e bukur të Prizrenit. Ky zgjerim vjen si nevojë për të ju shërbyer qytetarëve të Prizrenit me hapësirë më të madhe duke ofruar gamë me të gjerë të artikujve.

AZTECH si kompani Kosovare e themeluar në vitin 2009 vazhdon të jetë lider me rrjetin më të madh të dyqaneve elektroshtëpiake në Kosovë duke numëruar 20 dyqane të shitjes me mbi 150 punonjës.

Duke parë nevojën për hapësirë më të madhe dhe eksperiencë blerje sa më të mirë për klientin dje me15 Shtator 2017 u hap dyqani më i madh i  artikujve elektroshtëpiak në qytetin e Prizrenit saktësisht në rrugën e Tiranës brenda qendrës tregtare Viva Fresh Store.

Tani kjo hapësirë ka mbi 800 m2, asortiman të gjerë të artikujve, prezencë të brendeve më të njohura botërore, staf profesional dhe më shume zgjedhje të artikujve elektroshtëpiak duke pasur gjithçka që ju duhet në një vend.

AZTECH vazhdon të jetë përfaqësues i markave të njohura botërore duke ofruar kualitet me çmim të pranueshëm nga klientët. Duke qenë më afër konsumatorëve çdo ditë e më shumë, AZTECH me rastin e hapjes ka sjellë ofertën më të mirë në treg që vazhdon të jetë valide deri me datën 17 Shtator. Prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Prizrenit që të vizitojnë këtë pike të shitjes dhe të përfitojnë nga oferta e jashtëzakonshme në dyqanin më të ri të elektroshtepiakëve në Prizren.

Ju mirëpresim.

    

Komentoni