Kulturë

Azemi: Nuk ka teatër me paga prej 400 eurosh për artist

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Ismet Azemi, kryetar i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK-së), foli për vështirësitë me të cilat po hasin sot artistët e këtij institucioni.

Azemi, fillimisht tha se ju bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndihmojnë Teatrin Kombëtar të Kosovës, tu rriten pagat artistëve, që tua kthejnë dinjitetin e shkelur me pagat prej 400 eurosh, ti kthejnë dinjitetin teatrit, këtij institucioni që i shërben ngritjes së vetëdijes së shoqërisë.

“Ne nuk dëshirojmë të kërcënohemi, ne vetëm kemi kërkua rritjen e pagave, artistët e teatrit kanë mbetur komuniteti më i degraduar i shoqërisë sonë, kemi mbet si jetim, po trajtohemi pa dinjitet me një rrogë 400 euro, punojmë 24 orë për ti dhenë jetë një personazhi, teatrit, kjo kërkon së paku një mbështetje materiale më të dinjitetshëm”, thotë Azemi.

Sipas tij, kjo situatë e rëndë në teatër po ndodhë që 18 vjet, por edhe durimi e ka kufirin e vetë.

“Ajo që po kërkojmë ne është një gjë që mund të zgjidhet brenda ditës, brenda 24 orësh. Kërkesa jonë e parë është rritja e rrogave, kërkojmë që rroga bazë për një aktor të jetë e barabartë me një rrogë të profesorit universitar”, thotë ai.

Azemi, trego edhe atë se para tri javësh kishim një takim me përgjegjësit e institucioneve për këtë çështje ku i kanë shtruar kërkesat e tyre.

“Ne ju dhamë një afat prej 10 ditësh u shpreh vullnet për zgjidhjen  problemeve tona por megjithatë deri sot nuk u bë asgjë. Rrogat në rajon nga 1500- deri në 900 euro. Ne kemi pezulluar vetëm nj shfaqje si masë, nëse nuk ndërmarrin diç për realizimin e kërkesave tona, na shtrëngojnë të marrim masa të tjera. Ne jemi këmbëngulës në kërkesat tona, na vjen keq që ishim të detyruar të ndërkrejmë shfaqjen, si vërejtje për shqyrtimin e kërkesave tona, por ndodhi sepse nuk u ndërmor asgjë deri sot. Nuk dua të kërcënohem se ka do të ndodhë nesër shpresojmë që kërkesat tona të arsyeshme do të merren para sysh’, tha Azemi.

Komentoni