Lajme

Azem Syla vazhdon të mbetet në paraburgim

Avokati Tomë Gashi, ka njoftuar se Azem Syla do të vazhdojë të mbetet në paraburgim edhe për një kohë sipas aktvendimit të gjykatës së Apelit.

“Gjyqtarja e Eulex-it ka konsideruar se duhet të mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj z.Azem Syla deri më 22.nëntor 2016 për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

Z.AZEM SYLA EDHE PËR NJË KOHË MBETET NË PARABURGIM SIPAS AKTVENDIMT TË GJYKATËS SË APLEIT

Me aktvendimin e Gjyqtarës së EULEX-it-Gjyqtarës së procedurës paraprake mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e paraburgimit ndaj Azem Syla deri më 22.nëntor 2016.

Gjyqtarja e Eulex-it ka konsideruar se duhet të mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj Azem Syla deri më 22.nëntor 2016 për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur.

Gjyqtarja ka konsideruar se kontaktimi i dëshmitarit të mbrojtur 2 në emër të Azem Syla paraqet pengim të përgjithshëm të procedurave gjyqësore dhe jo thejshtë vetëm tentim të frikësimit të dëshmitarit.

Është pak sa e quditshme se si mund të frikësohet dëshmitari që ka dhënë deklaratë dhe i cili ka deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i frikësuar, i kërcënuar dhe se atij nuk i është kërkuar që të ndryshoj dëshminë e tij kundër z.Azem Syla dhe të tjerve në rastin që nihet si rasti i quajtur “Tokat”.

Kontaktimi i dëshmitarit nga ana e të njohurit të tij është konsideruar si ndërhyrje në procedurë gjyqësore.

Paksa vendim jo i zakontë duke pasur dëshminë e dëshmitarit 2.

Rasti përsëri do të shkoj në Gjykatën e Apeli të Kosovës në Prishtinë sipas ankesës të cilën kemi të drejtë ta parashtrojmë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*