Kosova

Azem Syla nga QKUK transferohet në burgun e Sigurisë së Lartë

Azem Syla, ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, është transferuar nga Qendra Klinike Universitare në burgun e sigurisë së lartë.

Syla në QKUK ka qëndruar për disa ditë ku iu është nënshtruar disa kontrolleve të caktuara mjekësore, ndërsa pasi ka kryer ekzaminimet, është transferuar në burg gjatë të hënës.

Avokati i tij Tomë Gashi, përmes profilit të vet në Facebook, ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nesër ai do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë.

Ky është postimi i plotë i avokatit Gashi:

Para se të caktohet masa e paraburgimit ( 23.09.2016) z.Azem Syla ka pasur të caktuara kontrollime mjekësore në QKUK ku ai ka qëndruar i shtrirë për disa ditë. 

Pasi që janë kryer një pjesë e këtyre kontrollimeve mjekësore ai dje është transferuar nga QKUK në Burgun e Sigurisë së Lartë. 
Gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ai nesër më 28.09.2016 do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë, ashtu siç ka marrur pjesë në seancat e deritanishme të Hetuesisë së veçantë.

Komentoni