KosovaToplajm

Avokati i Popullit: Sindikatat, pa ndonjë arritje në historinë e pasluftës

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, nuk di t’ia numërojë asnjë të arritur sindikatave, prej pasluftës e këtej. Ai ka shprehur skepticizëm, kur u është referuar organizimeve sindikale.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Jashari ka folur për shkeljet e të drejtave të punëtorëve, e veçmas të atyre në sektorin privat. Sipas tij, pjesa më e madhe e ankesave që dëgjohen prej të punësuarve kanë të bëjnë me kontratën, dokumentin që në aspektin juridik krijon marrëdhënien e punës. Ka thënë të ketë shumë të punësuar pa kontrata, pasojë e së cilës mungesë janë edhe mospagesa e kontributeve, pamundësia për të shfrytëzuar pushimet, tejkalimi i normës ligjore të orarit të punës etj.

Ai ka thënë se punëtorët që guxojnë të ankohen, u nënshtrohen ofendimeve e hakmarrjes nga mbikëqyrësit, ndërsa ka thënë se mekanizmat ligjorë që duhet vepruar, sikur janë inspektoratet e gjykatat, janë pak efektive. Ka përmendur raste konkrete, për ta argumentuar këtë konstatim.

Në këtë intervistë Jashari ka folur për shumë çështje, e edhe për hapat më urgjentë që duhen ndërmarrë institucionet, por edhe punëdhënësit, në mënyrë që të krijohet ambient më i favorshëm për punëtorët.

Komentoni