Kosova

Avni Zogjani paraqiti 28 zotimet e LVV-së për Fushë-Kosovën

Fushë-Kosova numëron probleme të shumta, teksa në krye të saj ndër vite qëndron një qeverisje e papërgjegjshme e klienteliste. Problemet elementare të trashëguara nga viti në vit sikurse mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, nuk gjetën zgjidhje asnjëherë sepse pushteti nuk u interesua për këtë kurrë.

Qytetarët e Fushë-Kosovës trajtohen në mënyrë të pabarabartë në shërbimet që Komuna ka obligim t’i ofrojë. Varfëria e mjerimi kanë shëruar rritje në vazhdimësi, derisa është rritur edhe pasuria e pushtetarëve. Arsimi e shëndetësia janë degraduar, kurse mjedisi është ndotur çdo herë e më shumë dhe po shkatërrohet vazhdimisht.

Problemet e Fushë-Kosovës janë urgjente. Prandaj, duan zgjidhje të shpejtë. Ajo është e mundur vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatin e saj për kryetar, Avni Zogianin. Zgjidhja e këtyre problemeve jepet në 28 zotimet tona, që kanë dalë si rezultat i një pune të madhe në terren dhe bashkëpunimit të ngushtë me profesionistë të fushave të ndryshme.

Avni Zogiani paraqiti këto 28 zotimet të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Fushë Kosovën. Planifikimi për regjistrimin e banorëve; furnizimi pandërprerë me ujë; transporti publik për fshatrat; paralele të nivelit parashkollor në secilin fshat; kritere strikte në ndërtim; kthimi ose dhënia në shfrytëzim e tokave të eksproprijuar nga KEK; riorganizimi i administratës; janë disa nga zotimet që ka shpjeguar para publikut kryetari I ardhshëm I Fushë-Kosovës.

Komentoni