ShowBiz

Autopsia e konfirmon: Chester Bennington vdiq nga droga

Një prej ngjarjeve më shokuese në botën e show bizz këtë vit ishte padyshim vdekja e hershme e Chester Bennington ish front men-it të Linking Park. Ekzaminuesit mjekësorë kanë përfunduar më në fund autopsinë. Sipas rezultateve Chester kishte alkool dhe droga – lloje te ekstazisë në organizmin e tij në kohën kur vdiq më 20 korrik, shkruan Kosova.info.

Sipas TMZ, Bennington ishte duke u trajtuar nga kjo varësi në ditët para se ai të vetëvritej.

Rikujtojmë që vokalisti i Linkin Park u gjet i vdekur të enjten më 20 korrik në shtëpinë e tij në Los Angeles. U dyshua së pari se kjo ishte një vetëvrasje e mundshme.

Ishte partneri i tij i Linkin Park, Mike Shinoda, i cili konfirmoi përmes Twitter, lajmin për vdekjen e Chester.

“I tronditur dhe zemërthyer, por është e vërtetë”, kishte shkruar ai.

Përkundër kësaj, Bennington ka lënë pas një sërë këngësh që do jetojnë gjatë të cilat I ka realizuar me Linking Park. /Kosova.info/

Komentoni