Bota

Atambaev kthehet në Bishkek pas qëndrimit në një spital rus

Presidenti kirgiz, Almazbek Atambaev, ka arritur në Bishkek pas një jave qëndrimi në një spital rus, ku sipas zyrës së presidencës morri “trajtim” mjekësor për problemet me zemër.

Lideri 60 vjeçar para një jave ishte ndjerë keq gjatë rrugës për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mbajtur në Nju Jork.

Ai më pas ishte dërguar në një spital në Rusi për të marrë trajtim mjekësor.

Komentoni