Astronautët zbulojnë “Toka” të reja

Një ekip astronomësh ndërkombëtarë, që përdorën disa teleskopë tokësorë dhe të hapësirës, kanë zbuluar shtatë planetë sa madhësia e Tokës në një sistem vetëm 40 vite drite larg. Ujë,...
Astronautët zbulojnë Toka të reja

Një ekip astronomësh ndërkombëtarë, që përdorën disa teleskopë tokësorë dhe të hapësirës, kanë zbuluar shtatë planetë sa madhësia e Tokës në një sistem vetëm 40 vite drite larg.

Ujë, ujë kudo

Shtatë planetët, sipas një deklarate për shtyp, “kanë sasi të mëdha uji pak a shumë të ngjashme me Tokën.”

Sipas shkencëtarëve, temperaturat në planetët “janë mjaftueshëm të ulëta për të bërë të mundur ujin likuid në sipërfaqe…” ndërsa planetët janë një habitat i shkëlqyer.

Michael Gillon, i Institutit STAR në Universitetin Liège në Belgjikë, është autori drejtues i studimit. Gillon tha se është i entuziazmuar nga rezultatet. “Ky është një sistem i mrekullueshëm planetar – jo vetëm se zbuluam shumë planetë, por pasi ata janë të gjithë të ngjashëm me madhësinë e Tokës!”

Rezultatet e studimit janë publikuar në numrin e sotëm të revistës Nature.

Yje xhuxhë. Kush e dinte?

Planetët u zbuluan duke lëvizur në orbitën e një ylli të vogël të quajtur TRAPPIST-1.

Ai është i ngjashëm me një tjetër yll xhuxh, Proxima Centauri, që është vetëm 4.2 vite larg nga Toka. Ai bëri lajm vitin e kaluar kur shkencëtarët zbuluan një planet të ngjashëm me Tokën, që e quajtën Proxima b, në orbitën e tij.

Këta planetë të ngjashëm me Tokën nuk janë çudi për Alan Boss, një astrofizikan që foli me Zërin e Amerikës rreth planetit Proxima b pak muaj më parë. Ai tha atëherë se mund të ketë deri në “1.2 habitate si Toka për secilin yll.”

Gjetja e planetëve ishte një përpjekje ndërkombëtare. Astronomët kishin zbuluar tashmë tre planetë me madhësinë

Kategoritë
Shkencë
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera