Ekonomi

ASK: Zvogëlohet popullsia në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me UNFPA-në publikoi raportin e dytë të Parashikimit të Popullsisë në Kosovë.

Sipas të dhënave të raportit për parashikimin e popullsisë në vitin 2061 Kosova parashikohet të ketë afër 1 milion e 500 mijë banorë, përderisa në vitin 2017 numri i popullsisë është 1 milion e 783 mijë e 531 banorë.

Ndërsa në vitin 2018 parashikohet rritje e popullsisë deri në 1 milion e 809 mijë e 458 banorë, rënia e numrit të popullsisë është parashikuar edhe në vitin 2051 me 1 milion e 652 mijë e 090 banorë.

Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i ASK-së, tha se pas migrimit të popullsisë së viteve të kaluara është detyruar të bëjë publikimin e raportit të ri të popullsisë të vitit 2017-2061.

Sipas tij, është alarmi i fundit për politikbërësit me pa se kah po shkojnë rëniet e popullsisë dhe në qoftë se mbetet trendi i tillë do të kemi rënie të madhe në vitin 2061.

“…prej këtij viti deri 2017 kemi ndryshim të statistikave ku ishte një lëvizje e popullatës së Kosovës jashtë Kosovës dhe kjo ka ndryshuar parashikimin e vitit 2011- 2061, dhe UNFPA na ka ndihmuar që ta kemi trendin e ri të popullsisë prej vitit tash2017-2061”.

“Të gjitha institucionet duhet të analizojnë këtë publikim sepse është alarmi i fundit për politikbërësit me pa se kah po shkojnë rëniet e popullsisë, dhe në qoftë se mbetet trendi i tillë e shohin rënien e madhe të popullsisë në vitin 2061”.

Andrew Russell, koordinator për zhvillim dhe përfaqësues i UNFPA-së në Kosovë, tha se për ndalimin e migrimit të të rinjve jashtë Kosovës duhet të ofrojmë reforma dhe përparime në përmirësimin e jetës së tyre.

“Në Kosovë duhet të jemi të informuar në termin se si popullata e formësoni botë në të cilën jetojmë. Njerëzit dhe të rinjtë po shkojnë me autobusa dhe po mundohem me u largu nga Kosova dhe jam i gëzuar që po kthehem, kemi një mundësi të investojmë në arsim për këta persona edhe edukime predosiknal, që të punojmë që ata të rriten në një ambient të mirë dhe të jetojnë në një ambient ku nuk vuajnë nga të metat e ambientit”.

Petrit Selimi, koordinator kombëtar i MCC-së për Kosovë, tha se bazuar në një sondazh të realizuar nga MCC dhe partner ndërkombëtar me 32 mijë respodet kanë ardhur  në përfundim se për shkak të numrit të madh të të papunëve ata kanë shumë kohë të lirë.

“MCC së bashku me ShBA ka implementuar sondazhin më të madh me 32 mijë respondentë dhe ka qenë sondazhi i përdorimit të kohës si e përdorin kosovarët kohën e vet dhe kjo ka qenë me pa shkallën e papunësisë në Kosovë. Puna që po bën ASK në zhvillimi dhe përsosja e metodologjisë është një prej kontributeve të mëdha që bën, por që nuk dihet nga vendimmarrësit tonë”.

Ai bëri të ditur se sipas një hulumtimit vetëm 12 muajt e fundit 480 mijë kosovarë kanë hapur llogari në rrjetin social Instagram.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e programit të UNFPA-së në Kosovë, tha se statistikat e gjendjes së popullsisë njoftojnë politikbërësit për gjendjen e vendit pas shumë vitesh, parashikojnë jetën e një vendi për sektorë të ndryshme.

“Ky raport është hulumtimi më i rëndësishëm për planifikim afatgjatë, ku politikbërësit mund të shohin gjendjen e popullsisë pas shumë vitesh se çka parashihet për kërkesat e ujit, shërbime publike (arsimore shëndetësore). Statistikat njoftojnë politikbërësit për të ardhmen e vendit njoftojnë ata për ndonjë gjendje të pakënaqshme që mund të vije pas shumë vitesh”.

Komentoni