Lajme

Asgjësohen mbi 25 mijë kilogramë produkte ushqimore dhe higjienike

Sot u asgjësuan 25,610 kg produkte ushqimore dhe higjienike nga agjencitë që funksionojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Mallrat e ndaluar dhe sekuestruar kanë tentuar të futen ilegalisht ne territorin e Republikës se Kosovës. Këto mallra në momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim brenda vendit. Inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë konstatuar se mallrave u mungon dokumentacioni i cili garanton sigurinë, cilësinë dhe kualitetin e produkteve. Produktet kanë qenë pa, certifikata shëndetësore, certifikata e origjinës dhe dokumentacioni tjetër përcjellës. Përveç dokumentacionit, kushtet e ruajtjes dhe transportit nuk kanë qen adekuate sipas standardeve. Bazuar në këto mangësi është vendosur qe kjo sasi e produkteve ushqimore dhe higjienike të asgjësohet për të pamundësuar daljen e tyre ne treg ku do të rrezikohej shëndeti i qytetareve”, thuhet në një komunikatë të AVUK-ut. 

Asgjësimi është kryer nen mbikëqyrjen e inspektorëve të agjencive ne kuadër të MIK-ut, në depon e mbeturinave në Mirash Obiliq,

Të tri autoritetet për ruajtjen e kufirit janë te përkushtuara maksimalisht qe të parandalojnë hyrjen e mallrave ne mënyrë ilegale dhe të pa kontrolluar, për të iu shmangur kontrollit shëndetësor dhe taksave shtetërore. Të gjitha mallrat qe ndalohen pa dokumentacion ne tërë territorin e Republikës se Kosovës do të sekuestrohen dhe asgjësohen. Për kryesit e këtyre veprave do të iniciohen procedura ndëshkimore.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*