Lajme

Asgjësohen 20 tonë mish që po hynin në Kosovë

Janë asgjësuar rreth 20 tonë mish gjedhi i cili ka ardhur nga Belgjika.

E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e falsifikimit të produktit. Gjatë kontrollit të rregullt të AVUK-ut, është ndaluar ngarkesa për kontroll ku është vërtetuar se produkti është falsifikuar dhe paketimet janë ndërruar.

Brenda terminalit të Prizrenit është shkatërruar produkti me hedhje në mikserin e mjeteve të pastrimit dhe pastaj është groposur në deponinë e mbeturinave.

Vlera e këtij mishi të asgjësuar është rreth 40 mijë euro, raporton Klan.

AVUK-u ka kontaktuar edhe autoritetet belge, ku edhe e kanë dërguar një person nga autoriteti i ushqimit në Belgjik për verifikim.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*