Kosova

Asamblisti serb në Gjilan deklarohet se është kryetar i Komunës

Strukturat paralele serbe vazhdojnë të sfidojnë shtetin e Kosovës, jo vetëm në Veri.

Serxhan Mitroviq, asamblist i pavarur në Kuvendit Komunal të Gjilanit, po pretendon se është kryetar i kësaj komune, raporton KTV.

Mitroviq për herë të tretë, me kërkesë të asamblistëve të tjerë, është përjashtuar nga seanca e kuvendit komunal të enjten.

Kur është pyetur nga kryesuesja e kuvendit të tregojë se kë përfaqëson, ai në përgjigjen e tij ka thënë se përfaqëson interesat e serbëve.

“Unë jam përfaqësues i bashkësisë serbe në Kuvendin e Gjilanit dhe ata më kanë dhënë të drejtën të flas në emrin e tyre”, ka thënë Mitroviq.

Në këtë pikë, pushteti e opozita, si rrallë herë, i kanë lënë anash dallimet partiake dhe janë pajtuar që nuk duhet lejuar që në Gjilan të instalohen interesat e Serbisë.

Mitroviqit i është kërkuar që seancën e radhës të sjellë vendim me shkrim, me anë të të cilit dëshmon se nuk është pjesë e strukturave paralele.

Komentoni