Sport

Artistët kosovarë takojnë yjet e Kosovës në Shkodër

“Bordi i bordeve” i përbërë nga aktorë e regjisorë kosovarë, që sot udhëtuan drejt Shkodrës për të përkrahur përfaqësuesen kosovare, është takuar në mbrëmje me futbollistët e Kosovës.

Një ditë para takimit me Kroacinë në Grupin I kualifikues për Botërorin 2018, aktorët e famshëm kanë shprehur përkrahjen e tyre duke vizituar lojtarët në hotelin e tyre.

Fotografi dhe video nga takimi ka publikuar ylli i Kosovës, Milot Rashica, në rrjetin Snapchat.

“Na keni bo me u dridh. Ju kemi lakmuar qysh na nuk jemi aty të luajmë me këmbët e me shpirtin tuaj”, thotë shkurt në një video, anëtari i “Stpucave”, Vedat Bajrami.

Komentoni