Ekonomi

Arsyet pse kompanitë amerikane nuk po vijnë nga Kina në Kosovë

Dy shtetasit amerikanë, Donald Trott dhe Bobby Higdon, tash e disa herë vizitojnë Kosovën, secili me mision të veçantë.

I pari shumë shpejt do të hapë një shkollë, përmes së cilës do të trajnojë të rinjtë në mënyrë profesionale, ndërsa i dyti që po i përfaqëson disa kompani amerikane po vlerëson kushtet që i ofron Kosova për investitorët e huaj, transmeton KTV.

Në intervistat që u ka bërë shumë të rinjve, Donald Trott thotë se ka parë te ta potencial të madh, por edhe dëshpërim, në pamundësi të gjetjes së një vendi të punës. Sipas tij, Kosovës i duhen shumë shkolla profesionale, pasi jo të gjithë kanë lindur për të kryer fakultetin.

Ndërsa Bobby Hugdon nga një kompani ligjore, thotë se frika e bizneseve amerikane për t’u shpërngulur nga Kina në Kosovë, është paqëndrueshmëria politike, ndërrimi i shpeshtë i politikave tatimore dhe disa pengesa të tjera.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar nga qeveria që në asnjë mënyrë të mos shkojë në pushime të verës pa e votuar Ligjin për Investime Strategjike. Kosova vazhdon të ketë probleme të mëdha në atraktimin e investimeve të jashtme.

Komentoni