Ekonomi

Arrin në Kosovë Sofie Kastrioti, pas-ardhësja e heroit kombëtar Skënderbeu

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”, Sofia Kastrioti, e cila është pasardhësja e brezit XIV të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Zëvendësministri Demaj tha se është një kënaqësi dhe privilegj i veçantë që në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të pres stërmbesën e heroit tonë Skënderbeu.

Ai i dëshiroi mirëseardhje stërmbesës së heroit tonë kombëtar dhe e falënderoi për vizitën e saj në Kosovë.  “Është kënaqësi dhe privilegj i veçantë për mua, që në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të pres në Aeroportin Ndërkombëtar  stërmbesën e heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,  tha zëvendësministri Demaj. Ai shtoi se vizita e saj është nder për Kosovën pasi që kjo është hera e parë që Kastrioti viziton Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër Sofia Kastrioti u shpreh tejet e lumtur për vizitën e saj në Kosovë, duke falënderuar zëvendësministrin për pritjen që iu bë në aeroportin e Prishtinës. “Jam e gëzuar, po ndihem mirë dhe e lumtur për pritjen dhe faleminderit shumë të gjithëve”, ishin fjalët e para të stërmbesës së Skënderbeut pas zbritjes nga aeroplani dhe takimit me zëvendësministrin Demaj. Më pas zëvendësministri Demaj organizoi për mysafiren edhe një pritje në zyrën e tij.

Sofia Kastrioti do të jetë mysafire e festivalit tradicional “Hardh Fest” që organizohet në Rahovec për nder të ditës së rrushit. /KI/

Komentoni