Kosova

Arrestohet sërish Azem Syla

Është riarrestuar Aze, Syla për të treten herë në rastin e njëjtë. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Tomë Gashi.

“Vetëm në Kosovë mund të ndodhë që dikush të arrestohet, të lirohet dhe të riarretohet për rastin e njëjtë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të EULEX-it dhe sot klientit të tij Azem Syla i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.

Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin e saj, sipas Gashit, ka gjetur se kinse “….. ka arsyje të besohet se ka pasur një përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin…”

“Aty ku përfundon logjika juridike si në këtë rast ku Azem Syla në çështje të njëjtë u lirua dy herë nga paraburgimi, herën e fundit më 17.09.2016 dhe sot i caktohet paraburgimi për kinse tentim të ndikimit në dëshmitarë kjo mund të jetë vetëm logjik politike, por në asnjë variant nuk ka arsyeje juridike, ligjore dhe të drejtësisë që ai të rri arrestohet për herë të tretë”, ka thënë avokati i Sylës.

Rast i ngjashëm si Azem Sylës, sipas Gashit, fatkeqësisht nga EULEX-i i ka ndodhur vetëm Ukë Rugova, djalit të ish Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.

Komentoni