Sport

Arrestohet një person për sulmin ndaj autobusit të ekipit të Borussia Dortmundit

Autoritetet gjermane kanë thënë se kanë arrestuar një person me shtetësi gjermane dhe ruse, nën dyshimin se ka kryer sulmin me bombë të javës së kaluar, ndaj autobusit të një ekipi të futbollit.

Prokurorët federalë kanë thënë se personi i arrestuar, i identifikuar si 28-vjeçari Sergej W., është arrestuar më 21 prill në afërsi të qytetit jugperëndimor të Tuebbingen dhe është akuzuar për tentim vrasje, kryerje të shpërthimit dhe për lëndime të rënda trupore.

Tre bomba shpërthyen pranë autobusit të ekipit Borussia Dortmund, jashtë qytetit të Dortmundit më 11 prill, teksa lojtarët ishin nisur drejt stadiumit për të zhvilluar një lojë në Ligën e Kampionëve. Nga këto shpërthime u lëndua një futbollist dhe një zyrtar policor.

Prokurorët kanë thënë se i dyshuar shpresonte që të shkaktojë rënien e çmimit të aksioneve të ekipit të futbollit.

Komentoni