Kosova

Arrestohet në Gjermani sulmuesi i Drejtorit të Burgjeve

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj në gusht të këtij viti.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Autoritetet Gjermane, pas lokalizimit nga njësitë aktive të personave të arratisur, kanë konfirmuar se kanë arrestuar personin me inicialet B.A. Ai tashmë është i ndaluar në Gjermani”, ka thënë Krasniqi.

Në gusht të këtij viti, Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ishte sulmuar nga persona të panjohur para banesës së tij në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Pas këtij sulmi kishin reaguar krerët e shtetit dhe EULEX-i të cilët kishin kërkuar që sa më parë të gjendet personi që ka sulmuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt.

Komentoni