Bota

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Londër

Një person i dytë është arrestuar në lidhje me sulmin e së premtes në një stacion trenash të Londrës.

21 vjeçari u arrestua në Hounslow, në perëndim të Londrës, të shtunën mbrëma në dyshimin për shkelje terroriste dhe tani ndodhet në paraburgim në jug të Londrës.

Më herët është arrestuar një 18-vjeçar, i cili është duke u mbajtur për shkelje terroriste në lidhje me shpërthimin brenda trenit, ku u plagosen 30 persona.

Ai u arrestua të shtunën në mëngjes në Port of Dover.

Komentoni