Rajoni

Arrestohet afaristi amerikan ndërmjetës i fotografimit të Ramës me Obamën

Një afarist nga Florida para gjykatës ka pranuar se ka marrë pjesë në ndërmjetësimin ku kryeministrit shqiptar Edi Rama i ka mundësuar takim dhe fotografim me presidentin amerikan Barak Obama në një ngjarje.

Rama ka shfrytëzuar fotografin me Obamën gjatë fushatës për kryeministër të Shqipërisë duke treguar se gëzon mbështetje amerikane, shkruan portal “Politiko” në edicionin për Evropë. Takimi ka ndodhur në tetor të vitit 2012 gjatë ngjarjes për mbledhjen e mjeteve për fushatën e Barak Obamës për mandatin e dytë presidencial, ndërsa çmimi i hyrjes së Ramës ka qenë 80.000 dollarë.

Fjala është për donacionin jolegal të jashtëm për të cilën ndërmjetësuesi i akuzuar afaristi nga Nju Xhersi ‘Uliam Argeros, i cili merret me patundshmëri tani përgjigjet para gjykatës federale në Nju Jork. Argeros ka dhënë 75.000 dollarë për fondin e Oabmës për fitoren në vitin 2012 dhe 100.000 dollarë për këshillin që ka financuar inaugurimin serishëm të Oabmës më 2013, tregojnë dokumentet amerikane. Ai para gjykatës ka pranuar se është shoqëruara me vozitësin e limuzinës nga Nju Xhersi Bilal Shehu që të pranojë 80.000 dollarë “nga burim i jashtëm” dhe t’i adresojë në fondin për fitoren e Obamës.

Këto mjetet janë përdorë që Rama, i cili asokohe ishte kandidat për kryeministër, që të hyjë në ngjarjen në San Francisko. Rama më pas ka përdorë fotografin me Obamën që të sugjerojë që Obama mbështet zgjedhjen e tij për kryeministër, ku edhe është bërë në qershor të vitit 2013.

Menjëherë pasi fotografia e Obamës dhe Ramës ka dalë opinion, anëtari i dhomës së përfaqësuesve Dana Rorabaher i ka bërë thirrje autoriteteve amerikane që të hetojnë donacionin që ka quar në pjesëmarrjen e Ramës në ngjarje, thekson “politico”, transmetuar nga gazeta serbe Kurir. “Politiko” thekson se hetuesit shqiptarë janë duke bërë hetime për donacionin e Ramës në ShBA por në këtë vendin e fundit nuk ka filluar ndonjë procedurë. /KI/

Komentoni