Lajme

Arrestohen 11 komando, tentuan ta kidnaponin Erdoganin

Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë arrestuar 11 komando të cilët ishin në arrati që nga momenti kur u dështoi përpjekja për ta kidnapuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan në natën e tentim puçit muajin e kaluar. 

Të dyshuarit, sipas deklaratave zyrtare,  thuhet se ishin fshehur në një zonë malore, rreth 30 mile larg resortit turistik bregdetar Marmaris, ku Erdogan së bashku me bashkëshorten ishin në pushime para se të niste puçi më 15 korrik.

Dronët dhe helikopterët janë përdorur për t’i zënë të arratisurit, shkruan “Wall Street Journal”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*