Video

Arrest për femrën që i dërgoi nënës video, ku duket se është e kidnapuar (+18)

Një femër nga Karolina e Jugut në Shtetet e Bashkuara, e cila kishte probleme me nënën, ia ka dërguar asaj një video ku shihet me gojë të mbyllur me shirit ngjitës dhe duke rënkuar.

Jessica Johnson e ka filmuar vetën duke qarë, e lidhur për shtrati derisa dikush po e qëllonte në të pasme dhe fërshëllente.

Me të parë videon që ia dërgoi e bija, Chriseti e ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.

Njësitet policore kanë arritur me shpejtësi të lokalizojnë vendin nga u dërgua videoja, që ishte një dhomë moteli ku ajo po qëndronte me një shok.

Mësohet se 22-vjeçarja nuk është kidnapuar, ndërsa e ka bërë këtë xhirim vetëm sa për të frikësuar nënën.

Kjo e fundit e kishte përzënë vajzën nga shtëpia, sepse kishte sjellje të ulëta, dhe nuk mbante asnjë rregull shtëpiak.
Qet të del para drejtësisë për këtë frikësim të pazakontë.

Komentoni