Kosova

Arifi i reagon Thaçin: Kisha Ortodokse monument i terrorit serb

Kreu i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i thënë se objekti i kishës në kampusin e UP-së për të do të jetë monument i terrorit të shtetit serb gjatë viteve të 90-ta.

Ky është reagimi i plotë i Arifit në Facebook:

“Objektet fetare janë të shenjta pavarësisht se cilit besim i takojnë. Të gjitha objektet duhet të ruhen jo vetëm nga institucionet por edhe nga qytetarët posaqërisht shqiptarë të cilët edhe ashtu ndërshekuj i kanë ruajtur këto objekte. Objekti në kampusin universitar për mua si qytetarë kurrë nuk do të shihet si objekt religjioz por si “monument i terrorit ” të shtetit Serb gjatë viteve 90. Kurrë sdo ta shoh si kishë dhe kurrë sdo ta shoh si objekt që duhet të mbrohet. Ky objekt është shembull pikërishtë i kundërt i asaj që sot tha Presidenti i Kosovës. Ky objekt nuk është as dëshmi e tolerancës e as dëshmi e mburrjes së askujt Presedniće Taći.

“Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë- Hashim Thaçi”. Ky objekt nuk është i tillë as kurrë nuk do të jetë:, shkruan Avni Arifi.

Komentoni