Sport

Arbër Zeneli vesh për herë të parë fanellën e Kosovës

Arbër Zeneli i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në grumbullimin për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën.

Në një fotografi në rrjetet sociale ai shihet bashkë me futbollistin tjetër, Herolind Shala. Zeneli luan te SC Heerenveen në Holandë. Ai kishte refuzuar Suedinë për Kosovën. Zeneli po pret konfirmimin nga FIFA që të luajë për Kosovën. 

Komentoni