Kosova

Arbër Vllahiu – zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i  ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj. 

Ish-gazetari Arbër Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti. 

Kryeministri Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike. /KI/

Komentoni