Kosova

Apostolova takohet me drejtuesit e Alternativës, ja çka u bisedua

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim ajo u takua me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari- Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.

Tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan Apostolovën me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e institucioneve mund të shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm që mund ta zvogëlojnë kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve të BE-së përmes IPA-së, gjë e cila po ashtu ndërlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN-në.

Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë t’i jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.

 

Komentoni