Kosova

Apostolova: Luftojeni krimin dhe korrupsionin, ndonëse ka përparime

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa anëtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë, morën pjesë edhe ministrat Dhurata Hoxha, Abelard Tahiri e Flamur Sefaj, që drejtojnë dikasteret e Integrimeve, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, përkatësisht.

Kreu i Bashkimit Evropian në Kosovë u shpreh e inkurajuar me përparimin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, konkretisht luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E inkurajuar me përpjekjet e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, të dy këto çështje të ngritura në Agjendën Evropiane të Kosovës, liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe Raportin e Progresit”, thuhet në njoftimin e Shefes së Zyrës së BE-së. /rtk/

Komentoni