Hi Tech

Aplikacioni i mesazheve akuzohet për arsye raciste

Aplikacioni më i njohur në Kinë për të dërguar mesazhe ka kërkuar falje publikisht pasi kanë ndodhur disa gabime në përkthim.

WeChat, i cili ka më shumë se 90 milionë përdorues është akuzuar për arsye raciste. Çështja u vu re nga një amerikane që jeton në Shangai, Ann James kur shoqja e saj diskutoi për vonesën në gjuhën kineze në një grup.

Ann shkruajti se është vonë, por kjo gjë u përkthye: “Vajza e huaj me ngjyrë është vonë.”

Ajo foli për këtë çështje në një intervistë për SixthTone, ku tha: “Nëse je një person me ngjyrë në Kinë, je kundër disa çmendurive që ndodhin atje. E di që ka shumë kuriozitet dhe shumë gjëra të pavërteta rreth njerëzve me ngjyrë.”

WeChat kërkoi menjëherë falje për rastin, duke treguar se problem do të zgjidhet menjëherë dhe nuk do të ketë më probleme të tilla në përkthim.

Komentoni