Kosova

Apeli refuzon ankesat e 9 të pandehurve

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Sh.B., F.R.,E.R., B.K.,B.R.,N.Z.,H.G. dhe D.A. , të paraqitura kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 26 korrik.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, në të cilën janë përfshirë nëntë persona, gjashtë nga ta po akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” e po ashtu për shkak të veprave penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga i njëjti nen si dhe “Marrje e ryshfetit” nga neni 343 të KPRK-së. Ndërsa një person për “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 294 dhe “Dhënie e ryshfetit” nga neni 343, i të njëjtit kod.

Gjykata e shkallës së parë, me anë të aktvendimit të datës 26 korrik ka konsideruar se provat në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, janë marrë në mënyrë të ligjshme, dhe se ato mbështesin dyshimin e bazuar mirë, së te pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen, duke refuzuar kështu, kërkesat e avokatëve për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës.

Të njëjtën vlerësime i mbështet edhe Gjykata e Apelit e Kosovës, e cila edhe vendosi konform nenit 416 paragrafi 2.lidhur me paragrafin 1 të Kodit të Procedurës Penale.

Komentoni