Bota

Anëtarja britanike e ISIS vritet bashkë me djalin e saj 12 vjeç

Xhihadistja britanike, Sally Jones është vrarë nga sulmet me dron bashkë me djalin e saj 12 vjeç, thuhet në një raport, shkruajnë mediat britanike.

Megjithëse besohet se ajo është e vdekur, është e pamundur të jetë kategorike duke pasur parasysh pamundësinë për të mbledhur prova në terren. Anëtarët e tjerë të ISIS janë raportuar të vdekur por më pas janë rishfaqur.

Por tani, duke iu referuar The Sun- ajo është vrarë pas sulmeve të ShBA-së.

Ajo është konsideruar si gruaja më e kërkuar britanike, e njohur si rekrutja e Shtetit Islamik.

Komentoni