ShowBiz

Anëtari i ‘ThreeDots’, së shpejti bëhet baba

Pak muaj më parë, ai gjeti një mënyrë me të vërtetë shumë komike për të dhënë lajmin se do të bëhej baba për herë të parë. Përmes një fotoje ku shfaqej bashkë me bashkëshorten Amandën, me barkun e saj të rrumbullakosur, Vik Kraja ose ndryshe siç njihet në botën e artit, Dj Vicky ndau me ndjekësit lajmin e mirë, se do të bëhej baba brenda pak muajsh.

“Po ti mi kur u fryve?”,- shkruante Dj i njohur bashkangjitur fotos.

Ditën e sotme, nga Vicky na vjen një lajm shumë i gëzueshëm. Pak më parë ka ardhur në jetë fëmija i tij i parë dhe zyrtarisht ai ka marrë statusin e prindit. Foshnja i përket gjinisë mashkull, pra Vicky do të bëhet baba i një djali.  E veçanta është se pikërisht sot që është bërë prind, Viki feston edhe ditëlindjen e tij. Dj Vicky është i pari nga çunat e labelit “ ThreeDots” që është bërë baba.

Komentoni