Lajme

Anëtarë të PD-së do të padisin për falsifikim kryetarin Agani

Sekretari i Partisë së Drejtësisë, Fidan Mustafa, ka thënë se pas kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë të mërkurën, do të bëjë kallëzim penal ndaj liderit aktual të kësaj partie Ferid Agani.

Në Interaktiv të KTV-së, Mustafa ka akuzuar Aganin për falsifikim nënshkrimesh në një nga mbledhjet e Këshillit Drejtues të Partisë së Drejtësisë.

“Në një mbledhje të Këshillit të Drejtësisë që e ka ftuar Agani, nuk kanë marrë pjesë 57 anëtarë, por ka prej tyre që janë në listat e pjesëmarrjes, pasi janë falsifikuar nënshkrimet. Ne nga terreni e dimë se ata nuk ishin aty, por nuk na është lejuar të kemi qasje në dokumente, vetëm deputetja Labinotë Demi-Murtezi ka pasur mundësi ta shohë listën. Ajo ka thënë se aty kishte nënshkrime edhe të personave që nuk ishin në takim. Për këtë kemi me dorëzu dosjen në Prokurori”, është shprehur Mustafa.

Ai nuk ka përmendur asnjë emër që do të mund të garojë për lider të ri të partisë, në kuvendin e jashtëzakonshëm, ku pritet largimi i Aganit.

Prezantohen arsyet përse kërkohet largimi i Aganit nga udhëheqja e PD-së

Fidan Mustafa, sekretar i Partisë së Drejtësisë, në Interaktiv të KTV-së ka shpalosur arsyet përse shumë degë të kësaj partie po kërkojnë largimin e Ferid Aganit nga udhëheqja.

Të mërkurën do të mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë, në të cilin Mustafa thotë se kanë konfirmuar pjesëmarrjen 18 degë të PD-së.

“Fillimisht do të diskutohet për zhvillimet e fundit brendapërbrenda partisë. Pastaj do të vendoset a do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë së Drejtësisë. Kjo kërkesë është fillimisht e kryetarëve të degëve dhe më pas është zgjeruar si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Veprimi vjen duke marrë parasysh vendimet për marrëveshjet e fundit të vendit, duke përfshirë demarkacionin me Malin e Zi. E dimë se PD është në koalicion me PDK ku është realizuar vetëm një e treta e partneritetit dhe nga aktakuza e ngritur ndaj liderit të PD-së, kemi humbur edhe dikasterin e shëndetësisë. Aq më keq që Ferid Agani ka vendosur që këtë dikaster t’ia lë zëvendësministrit Ferat Shala, duke mos marrë parasysh kërkesën e degëve të PD-së që ajo të udhëhiqet nga partia jonë”, ka thënë Mustafa në Interaktiv.

Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se pas kuvendit të nesërm, do të diskutohet edhe nëse PD do të vazhdojë bashkëpunimin me PDK-në.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.

*