ShowBiz

Andrra Destani e feston me dashuri përvjetorin e martesës me Sinanin

Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, në përvjetorin e parë të martesës, ka publikuar një foto shumë të bukur.

Fjalët që Andrra i ka kushtuar Sinanit në këtë përvjetor të parë janë romantike dhe të mbushura plot dashuri:

“Qe ne castin e pare kur syte tane ndeshen njeri-tjetrin, e dija qe jeta ime do te merrte nje tjeter kthese. Prej asaj dite e ne vazhdim, ti ishe mendimi i pare i mengjeseve te mia dhe protagonisti i endrrave qe mbyllnin netet e gjata. Ditet pasonin njera-tjetren e pa e kuptuar se si dhe se kur, e gjetem veten te rrethuar nga oqeani i dashurise sone te pakufijte. Te bindur e pa asnje dyshim se do te jemi perjetesisht zgjedhja e njeri-tjetrit, vendosem qe me 27.08.2015 te kurorezonim dashurine tone. Sot, plot 1 vit pas asaj dite, ne festojme per daten qe vulosi jetet tona. Torta e lumturise tashme ndahet jo ne dy, por ne tri pjese. Fryt i ndjenjave tona eshte nje engjell qe mban bashkimin e emrave tane. Rrjedhes se lumit te dashurise sone iu bashkua Ansi. Ai eshte dielli qe po ndricon e do t’i ndricoje perjete ditet tona. Jam pafundesisht e privilegjuar qe pata fatin te krijoj familjen e aq shume te deshiruar me ty. Eshte nder per mua te jem bashkeshortja jote. Fjalet s’mund ta shprehin kurrsesi domethenien tende tek mua. Je krenaria ime,je arsyeja pse ditet e mia jane me te bukura, je gezimi me i madh i jetes sime…Bekoj Zotin qe na i bashkoi rruget e jeteve tona! Ti dhe Ansi, jeni gjithcka kam, jeni gjithcka dua”. /KI/

Komentoni