Kosova

Analistët: VV i duhet një reformim, nga kriza e brendshme mund të humb fuqinë e saj në parlament

Në një kohë kur VV ka shënuar një ngritje duke arritur të fitojë dy qytetet më të mëdha Prishtinën dhe Prizrenin, kanë pasuar çarjet brenda këtij subjekti ende pa ardhur në rend dite takimi i Këshillit të Përgjithshëm pas procesit zgjedhor dhe çështja e zgjedhjeve të brendshme. VV ndodhet para një prej sfidave më të mëdha në historinë e saj. Ajo po ballafaqohet me një numër aktorësh dhe faktorësh.

Njohës të zhvillimeve politike në vend thonë se kriza në VV qëndron në mungesën e konceptit të kësaj lëvizjeje.

Disa biseda të publikuara përmes rrjetit viber, kanë shpërfaqur të çarat brenda këtij subjekti. Ky cikël i përplasjeve është thelluar edhe më shumë pas deklarimit të kreut aktual të saj Visar Ymeri në një intervistë dhënë KTV-së, në të cilën theksoi se Këshilli i Përgjithshëm nuk duhet të mbahet tash, por në një kohë tjetër. Madje disa kanë filluar të vendosin kushte dhe santazhojnë politik bërjen e kësaj lëvizjeje me tendencën për të eliminuar kandidimet e mundura për kryetar me theks të Kurtit. Por i menjëhershëm ishte reagimi i një pjese të anëtarëve të vjetër të cilët kontestojnë qëndrimin e Ymerit duke thënë se nuk është në frymën e lëvizjes dhe statutit të saj. Fraksione apo grupe? Kjo ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë. Për Ymerin kjo mund të qojë në grupim por për anëtarët e vjetër nuk bëhet fjalë për grupime.

Analisti politik Blerim Burjani thotë se VV realisht është ndërtuar në parimin e fyerjeve dhe pakënaqësive si dhe nga xhelozia ndaj partive te tjera, LDK, PDK dhe disa partive të vogla tjera janë quajtur të pa afta, pa kreativitet rinor dhe i kanë menduar si parti të cilat mund të rikthejnë të keqen në Kosovë, e gjitha partitë janë quajtur plaçkitëse ndaj buxhetit dhe e kanë sulmuar dialogun Kosovë -Serbi, një opsion i krijuar si jo i dëgjueshëm me ide të një njeriu të pakënaqur që kishte mbetur jashtë skenës politike ne vend. Kreatori i kësaj ideje kishte ndërtuar një koncept dhe program te çuditshëm, për mosnjohje të vlerave të shtetit të Kosovës dhe duke gjet një strehim politik në bashkimin kombëtar gjë që Shqipëria nuk ishte as për të folur për bisedë të lirë lëre për tjera gjera.

“Ideja e bashkimit dhe reduktimi konceptual i shtetit dhe rinegociimi me Shqipërinë për statusin e Kosovës në kuadër të Shqipërisë, ky koncept ka përplot paqartësi programore se si duhet ecur në këtë rrugë dhe kush do të përkrah këtë ide ne BE dhe ShBA”, tha Burjani për Kosova.info.

Sipas tij, përçarja është në mes atyre që asnjëherë nuk kanë ditë çka është politika as kombëtare e as shtetërore, por kanë dit të fyejnë dhe pa ofrua alternativ të zhvillimit.

“Koncepti i dyshimtë tash po luftohet brenda këtij lloji dhe të njerëzve të këtij lloji të çuditshëm të bërë të famshëm duke injoruar çdo gjë të krijuar deri më tash dhe duke gjuajtur me gurë dhe organizuar protesta. Ka pasur momente kur kjo lëvizje nuk e ka ditë çka po do?! Me rëndësi sipas konceptit është me i rrëzua këto parti tradicionale deri më tash, por nuk dinë si të udhëheqin me shtetin përveç recitalit të shpeshtë dhe konfrontimit me të gjithë të tjerët. Mendoj se VV duhet të reformohet skajshëm”.

Sipas tij, VV ka probleme me kuadër i cili nuk mund të qeveris pa përgatitje profesionale dhe pa eksperiencë.

“VV ka shfrytëzuar pakënaqësinë e madhe tek njerëzit nga partitë PDK dhe tjerët e LDK, AAK duke i quajtur zhvatës, PDK si të korruptuar po ashtu edhe AAK e kanë quajtur të korruptuar. Kështu të gjithë janë quajtur parti të korruptuara. E vërteta është se këto parti si PDK duket të jetë partia më korruptuar dhe me çuditshmja që ka shtrirë pushtetin e vet mbi sektorin publik, privat, gjyqësinë, prokurorinë dhe krijimin e një rrjeti kriminal diskriminues dhe pasurues për partinë, pra PDK”.

Burjani mendon se VV i ka ardhur koha të formësojë konceptin dhe vizionin. Ata kanë disa telashe. E para si të qasen tash kur si parti nuk janë të përgatitur për konceptin shtet ndërtues, as të bashkimit kombëtar.

“Pra nuk kanë vizion ose tresim të një rruge që duhet të ndjekin në të ardhmen. E dyta individ të brendshëm të pakontrolluar nga askush as nga liderët e kësaj lëvizjeje duke mësuar politikën pa ditë gjë dhe pa kapacitet. E treta VV duhet të reformojë aspektin kadrovik që në vend të dhunës të kultivojnë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë. Katër brenda këtij subjekti janë formuar klane të ndryshme edhe pse të pa aftë për politikë, por të aftë të kundërshtohen brenda tyre deri në ekstreme. E pesta VV është më e dobët për brenda se përjashta apo opinionit të jashtëm. Mbledhja e një fuqie kundërshtues të dhunshme të brendshme ka krijuar energji negative ekstrem mbi ekstrem të veprimit, tash po dalin në shesh apo në opinione të gjitha hutimet për të ardhmen e tyre dhe gjëra të tjera”.

Kjo strukturë e çuditshme e të rinjve të mbledhur në këtë subjekt me disa partiasha që janë ardhur nga PDK në të, kanë bërë që të ndërtojnë një subjekt konfuz, kundërshtuese jo vetëm për skenën politike në Kosovë, por edhe brenda llojit të këtij subjekti. Por s’duhet harruar se ekstremi i jashtëm politik zhvillon atë të brendshëm që është katastrofë në rritje të brendshme sepse prish strukturën dhe fuqinë organizative dhe unitetin e tyre.

“Është vështirë të kontrollohet energjia negative e mbledhur me inate dhe dyshime me vite të tëra, njerëz që prej askush janë bërë dikush”, thotë Burjani.

Ndërsa njohësi i zhvillimeve politike Ilir Krasniqi pajtohet se krizën më të thellë kjo parti e ka në konceptin qoftë ideologjik apo programor.

“Kjo me vetë faktin se kjo parti e proklamuar me orientim social demokrat ka hyrë në disa komuna në koalicion me parti liberale si AKR. Nuk duhet harruar se goditjet më të mëdha kjo parti i ka dhënë në Kuvendin e Kosovës lidhur me mënyrën e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve”, thotë Krasniqi, për Kosova.info.

Ai më tutje rikujton se prurjet e reja në këtë subjekt nga subjekte me orientim ideologjik tjetër, e ka bërë të pritshme këtë përplasje dhe ky moment është normal nëse merret parasysh ngritja e këtij subjekti.

“Sa më shumë të ngritët akëcili subjekt aq më shumë rriten apetitet dhe kërkesat. Nëse krahas rritjes nuk bëhen reformime, kriza është te dyert”.

Për Krasniqin kjo krizë e brendshme e VV nëse nuk arrin të sanohet, që është pak e besueshme marrë parasysh shpërfaqjen e saj përmes bisedave telefonike, do të mund të reflektojë edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Dorëheqja që në praktikat demokratike shpesh pasohet me largime do të dobësojë fuqinë e VV në Kuvendin e Kosovës e me këtë edhe opozitës e cila kërkon rrëzimin e qeverisë”, konsideron Krasniqi.

E analisti, Ramush Tahiri, thotë se zullumi këputet prej së trashi…dhe njeriu tranohet prej së miri..

“Duket se Vetëvendosje në kulmin e suksesit të saj po përçahet. Kjo sot është shumë më e qartë se dje, pas intervistës në TV të kryetarit Visar Ymeri dhe të kundërshtimit të menjëhershëm në po të njëjtin televizion të Liburn Aliut. Tash a do të del që pjesët përbërëse janë më shumë se tërësia, apo VV me ndarje do të përfundoj misionin politik”, tha Tahiri për Kosova.info.

Sipas tij, dallimet që po theksohen se kanë të bëjnë me metodat e veprimit, e që u mbajtën jashtë opinionit tash e një vjet, a do të thotë se gazsjellësi dhe protestat, të cilësuara si të dhunshme që po marrin edhe epilog gjyqësor do t’i faturohen Albinit.

“A do të jetë ky një distancim, prapaveprues për të ndërtuar një të ardhme të Vetëvendosjes duke e bërë Albinin të shkuarën e saj. Në ndarje janë të rëndësishëm numrat dhe votat. Pra sa deputetë do të jenë në Vetëvendosje e jo Albinit dhe të rinjve të burgosur. Dhe me kënd do të hyjnë në koalicion në të ashtuquajturën qeverisjen e madhe për vendimet jetike”, tha Tahiri.

Kjo, sipas Tahirit, nuk do të mbetet pa e prekur edhe LDK.

“Në teatrin e madh të skenës politike të Kosovës do të përfshihen të gjithë. A do të jetë kjo një vorbull politike interesash gjithfarë që do ta qoj kah fundi apo do ta ngrisë në vendimmarrje të mëdha do të varret nga interesat e akterëve të mëdhenj vendorë e ndërkombëtar. Fatkeqësisht ngritja e Vetëvendosjes po del të jetë edhe fillimi i rënies së saj. Rasti i LDK është shembull i përvojës por jo i mësimit.

Flamur BAJRAMI

Komentoni