Kosova

Analistët apel politikanëve: Votojeni Demarkacionin

Në emisionin “Monitor” në RTK, të ftuar ishin Besnik Berisha, Dastid Pallaska dhe Berat Buzhala, të cilët diskutuan për çështjen se a duhet të kalojë Demarkacioni.

Berat Buzhala tha se demarkacioni duhet të votohet, si kusht për liberalizimin e vizave sepse problemi më i madh për kosovarët është izolimi dhe për të gjithë ne është më e rëndësishme liberalizimi i vizave sesa integrimi në BE.

Sipas Pallaskës, kjo çështje u pezullua kur ishte kriza qeveritare me mocionin e besimit të qeverisë dhe gjatë kësaj periudhe nuk u diskutua më për këtë temë dhe e vetmja mënyrë me u zgjidh është të  krijohet një problem më i madh dhe kështu të hiqet fokusi.  Ai tutje thotë se çështja e Demarkacionit duhet të votohet.

Ndërsa, Besnik Berisha tha se mosvotimi i demarkacionit rrezikon deri në e rrëzimin e Qeverisë.

Komentoni