Kosova

AMPEK: Sulmi mbi RTK dëmton fjalën e lirë

Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, dënon sulmin me granatë dore në RTK.

Është e patolerueshme që në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike, të ndodhin sulme të tilla, aq me shumë mbi median që për mision kanë informimin e asaj shoqërie!

Prandaj AMPEK-u, fuqishëm dënon aktet e tilla të terrorit mbi median në Kosovë, që prekin në thelb të sigurisë e të dëmtimit të fjalës së lirë në Kosovë!

AMPEK, kërkon nga institucionet e sigurisë në Kosovë që sa më shpejtë të gjejnë fajtorët e këtij sulmi!

Komentoni