Kosova

Amfilohije pretendon që Dukagjini përsëri të jetë pjesë e Malit të Zi

Metropoliti malazezo-detar Amfilohie pas notit për Kryqin e Shenjtë në Podgoricë tha se Oliver Ivanoviç është viktima e fundit e krimeve të kriminelëve vendas dhe ndërkombëtarë. Ai pretendon që Metohia përsëri do të jetë pjesë e Malit të Zi, raporton Kosova.info.

“Metohia ka qenë dhe do ti përkasë Mali I Zi”, nëse Zoti do, ta bëjë edhe në të ardhmen, pavarësisht nga ata që tradhtuan “Metohinë” dhe kështu tradhtuan mbretin Nikola, e Malit të Zi. Nuk mund të ndërtohet e ardhmja e Malit të Zi në tradhtinë e mbretit Nikolla. Këtë duhet ta dinë edhe ata që sundojnë dhe që do të sundojnë në të ardhmen. Pa Mbretin Nikolla dhe ato kufij që ai e kishte projektuar dhe përshkruar nga gjaku i viktimave dhe martirëve të Malit të Zi në vitin 1912, e deri te malazezi Oliver Ivanoviq, i cili ishte nga këtu Doljan. Babai i tij është varrosur këtu dhe paraardhësit e tij janë nga Kucka e famshme e familjes Ivanoviq. Ai është viktima e fundit e krimeve të atyre kriminelëve, vendas dhe ndërkombëtarë. Oliver Ivanoviçit zoti ta mishërojë dhe ti jap forcë “, tha Amfilohije që e transmeton portali” Bashkimi”.

Ai tërë Serbisë dhe Mali i Zi porositi të mos humbasin ndërgjegjen e tyre, ndërgjegjen dhe ndjenjën e për të gjithë ata që jetojnë në “Kosovë dhe Metohi”.

Sipas tij, malazezët e Dukljanët-Montegrenët dhe jo malazezët, hoqën dorë nga trashëgimia e “Kosovë Metohisë të Mbretit Nikolla.

“Kemi kënduar sot “Kosova është zemra e Serbisë”, por edhe “Kosova është zemra e Malit të Zi”, sepse gjithnjë është kështu. Sot malazezët po heqin dorë nga Mbreti Nikolla dhe kufijtë tanë dhe varrezat e stërgjyshërve tanë, tha Metropoliti serb.

Metropoliti malazezo bregdetar dhe komuna e Kishës Podgoricë organizuan sot pikërisht në mesditë not për Kryqin e Shenjtë në grykën e lumit Ribnica në Moraca. /Kosova.info/

Komentoni