ShowBiz

Ambasadorja Çitaku feston ditëlindjen (Foto)

Të martën, 10 tetor, Vlora Çitaku, Ambasadorja e Kosovës në ShBA, mbushi 37 vjet. Gjithsesi, ajo duket më në formë se kurrë dhe kjo vërehet shumë mirë në fotot e shumta që Ambasadorja poston në llogaritë e saja në rrjetet sociale, raporton Kosova.info.

Ishin pikërisht rrjetet sociale ku ajo ka marrë një mori urimesh nga familjarët dhe miqtë e saj me rastin e ditëlindjes. Mirëpo, çfarë dhuratash kishin përgatitur ata për Vlorën?

E njohur si një fanse e zjarrtë e serialit Game of Thrones, nuk ka pse na befason fakti që miqtë e saj ishin inspiruar që t’i dhuronin diçka në frymën e këtij seriali. Ashtu edhe ndodhi.

Shihni më poshtë portretin e Ambasadores në të cilin e kanë veshur në rrobat e familjeve të veriut Stark të serialit “Game of Thrones”. /KI/

Komentoni