Lajme

Ambasadori britanik dënon sulmin ndaj RTK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reguar ndaj sulmit me granatë dore në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

O’Connelli përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se çdo sulm fizik ose politik mbi median është fyerje në kujtesën e tyre.

“Shumë gazetarë kanë vdekur në ndjekje të së vërtetës, duke përfshirë edhe Kosovën. Puna e tyre është jetike për një demokraci. Çdo sulm fizik ose politik mbi median është fyerje në kujtesën e tyre”, ka shkruar ambasadori britanik.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 22:00 objekti i RTK-së është sulmuar me granatë dore.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*