Rajoni

Alo:Spiunët rusë okupojnë Serbinë

Përfaqësuesit më të lartë të ODKB-së, organizatë ushtarake që prezanton pandanin lindor i NATO-së gjatë ditëve në vijim do të qëndrojnë në Serbi, ku do të vizitojnë shumë qendra, por edhe do të marrin pjesë në forumin rinor, ku do të bisedojnë me zyrtarët më të lartë serbë, shkruan e përditshmja serbe “Alo”, transmetuar nga Kosova.info. Me rastin e Dita e clirimit të Beogradit, shkolla e mbrojtjes kombëtare të Ushtrisë së Serbisë nga 18 deri 21 tetor organizon forumin e rinisë në kuadër të bashkëpunimit të Serbisë dhe ODKB-së, të cilën e përbëjnë gjashtë shtete të Evropës dhe Azisë: Rusia, Bjellorusia, Kazastani, Kirgizija, Armenia dhe Taxhikistani. Serbia në këtë organizatë është anëtare vëzhguese. /KI/

Komentoni