Kosova

Ali Berisha i AAK-së: Sot është dita e shansit

Sekretari organizativ i AAK-së dhe deputeti i Kuvendit nga radhët e këtij subjekti, Ali Berisha, pak para debatit për demarkacionin ka ftuar kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike që t’i binden fakteve të ekspertëve të mirëfilltë dhe vullnetit të zgjedhësve të tyre, rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Berisha ka ftuar kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike që të respektojnë faktet e profesionistëve të mirëfilltë.

Ali Berisha i AAK-së, më tej ka thënë se ‘Nuk është turp të kërkosh falje’, duke aluduar tek deputetët të cilët vazhdojnë të deklarojnë se me këtë variant të Demarkacionit, Kosova nuk humbë asgjë.

Ja reagimi i plotë i sekretarit të AAK-së;

“Sot është Dita e shansit

Sot dhe asnjëherë, nuk është turp të kërkosh falje.

Miq të nderuar, e gjithë vëmendja sot është e orientuar tek Debati për Demarkacionin dhe sot të gjitha palët e kanë shansin e madh që ti japin kahje të drejtë, asaj që shpesh herë u quajt, trajtua dhe komentua si çështje konsumi i brendshëm politik, duke e atakuar AAK.

Andaj, sot është dita kur do të flasin ekspertët e mirëfilltë.

Sot është dita kur faktet e paraqitura nga profesionistët, do ta thonë të vërtetën e pakontestueshme.

Ne, deputetëve nga të gjitha partitë, (si të zgjedhur të Popullit) na mbetet të respektojmë vullnetin e atyre që na e dhanë besimin.

I tërë populli i Kosovës, komuniteti Rugovas dhe ai i Podgurit, nuk pajtojnë që ti falet tokë shtetit fqinjë”.

Komentoni