Kosova

Albin Kurti adresohet sot si Kryetar i Vetëvendosjes

Albin Kurti sot për herë të parë do të flas pas marrjes së postit në krye të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Konferenca për medie në të cilën do të flet ai do të mbahet në ora 12:00 në Selinë Qendrore të LVV-së.

Ndryshe, Kurti u zgjodh në krye të partisë me 10 mijë e 606 vota apo 33. 83 përqind të votave.

Derisa vetëm 65 anëtarë votuan kundër Kurtit për kryetar të partisë, 60 abstenuan, ndërsa, 28 vota ishin të pavlefshme.

 

Komentoni