ShowBiz

Alban Skenderaj vjen me një tjetër dhuratë për fansat e tij

Para disa ditëve, Alban Skenderaj publikoi duetin e tij të radhës me partneren e tij, këngëtaren Miriam Cani. Kënga e dedikuar vajzës së tyre, Amli, rrëmbeu zemrat e publikut. Pëlqimet për këtë këngë nuk munguan që nga dita e parë. Mirëpo, Albani nuk u mjaftua me kaq, shkruan Kosova.info.

Në llogaritë e tija në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se po bjen me një dhuratë tjetër për fansat e tij. Me këtë rast ai po e realizon edhe ëndrrën e tij më të madhe. Këngëtari na ka njoftuar se do të realizoj një koncert të madh që do të kaloj pëmasat e koncertit klasik. Skënderaj thotë se ky projekt do të jetë tepër i veçantë. Ai ka paraljamëruar që koncerti do të zgjasë  2 orë ku do këndohen këngët e tija më të mira ndër vite live me përcjellje të orkestrës,

‘Miq, jam i lumtur t’ju njoftoj e te ndaj me ju nje nga arritjet me te rendesishme te karrieres time. “Hapesira e nje Endrre” eshte projekti qe vjen dhe tejkalon tashme permasat e nje koncerti klasik. “Hapesire e nje endrre” qe ende zgjerohet drejt pafundesise nisi ekzaktesisht para 15 vitesh me realizimin e kenges time te pare ne studio me po te njejtin titull. Endrra ende vazhdon, por pjese e kesaj endrre keni qene e jeni dhe ju qe me dashurine tuaj i keni dhene jete e krahe te fluturoje. Ky do te jete me shume se Koncert, do te jete nje eksperience, nje hapesire per gjetur veteveten e per te shkembyer vetem energji pozitive me njeri tjetrin. Orkestra Simfonike e RTSH me nje Band profesionistesh do te nderthuren ne nje koncept modern dhe klasik e do te trasformojne gjithcka ne nje miks te magjishem notash dhe emocionesh. Rreth 2 ore muzike, te gjithe kenget e mia me te njohura, nga me vjetrat te me te rejat ne orkestrime me peshe e nje dimension te ri. Do te kete disa te ftuar speciale dhe shume surpriza qe publiku dhe skena te krijojne nje ure lidhese si asnjehere tjeter. Biletat shume shpejt do gjenden lehtesisht online dhe jo vetem per kedo. Shpejt do te kete informacione me te detajuara mbi gjithcka. Faleminderit.”- ka shkruar këngëtari. /Kosova.info/

Komentoni