Ekonomi

Alarmon Drejtori i Ujësjellësit: Lumenjtë e Kosovës janë të ndotur

Drejtori i Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se është koha e fundit që Kosova të ndërmarrë masa në parandalimin e ndotjes së lumenjve nga ujërat e zeza.

Ai në një intervistë për lajmi.net ka treguar se cilët lumenj të Kosovës janë të ndotur dhe si rrezikohen basenet nëntokësore. Abdullahu ka folur edhe kohën kur Kosova mund t’i tejkalojë këto probleme.

“Kosova qëndron në një situatë të pavolitshme sa i përket trajtimit të ujërave të ndotura pothuaj se të gjithë lumenjtë kanë degraduar duke u kthyer ne kolektor të hapur të ujërave të zeza. Pra jemi keq në ketë fushë.

Trajtimi i ujarëve te zeza është në planet e investimeve nga Qeveria dhe Donatoret, pasi ujësjellësit nuk kanë këtë mundësi financiare të bëjnë këto investime. Këtoimpiante kërkojnë investime të mëdha financiare.

Mendoj se është koha e fundit që të punohet në këtë drejtim pasi lumenjtë tan janë shndërruar ne lumenj të ujërave të zeza dhe këtu flas për ndotjen e Sitnices, Llapit dhe Drenicës që pastaj këto kalojnë në Ibër dhe ndotin edhe lumenjtë tjerë.

Me ketë raste përveçse ndotim lumenjtë ne ndotim edhe basenet e ujërave nëntokësor që janë nëpër këto pellgje dhe me ketë rrezikojmë edhe kualitetin e ujërave nëntokësor të vendbanimeve përgjatë rrjedhjeve të këtyre lumenjve.

Të gjithë Lumenjtë e Kosovës janë të ndotur dhe është koha e fundit që të marrim hapa në tejkalimin e kësaj situate.” u shpreh ai.

Komentoni