ShowBiz

Aktorja përfundon në gjyq, duhet të provojë se është beqare

Një aktore nga Pakistani është përfshirë në një çështje gjyqësore 7-vjeçare ku duhet të vërtetojë nëse është e martuar apo jo.

Irtiza Rubab, e njohur me emrin e artit ‘Meera’ ka aktruar në filma të suksesshëm dhe ka fituar çmime të ndryshme në vendin e saj.

Tani, ajo është në titujt e mediave më të njohura për shkak të një gjyqi kundër një burri që e akuzon se është i shoqi.

Në 2009, biznesmeni Ateeq-ur-Rehman nga Faisalabad i tha gazetarëve që është martuar me Meera në 2007 në një ceremoni private. Ai tregoi se nuk ishte aspak i lumtur që aktorja e mohonte publikisht, duke i thënë fansave se është beqare.

Ai tregoi një certifikatë martese dhe kërkoi që asaj t’i bëhej testi i virgjërisë, gjë që u anulua nga gjyqi pasi ligji detyron vetëm vajzat që janë përfshirë në sulm seksual për ta bërë.

Meera ka mohuar të gjitha deklaratat e tij dhe vazhdon të thojë se nuk është e martuar. Sipas BBC, të dy janë njohur nëpërmjet një shoqe të aktores dhe kanë punuar së bashku për disa koncerte.

Gjykata ka dhënë një vendim duke thënë se nuk dihet ku është dhënë certifikata e martesës, për të cilën Meera shprehet e lumtur: “Më në fund u vendos drejtësia”.


Komentoni